Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se nuk mund t’i besohet një lidershipi që nuk ka mbajtur premtimet.
Dedaj ka përmendur disa qëndrime të partisë në pushtet, të cilat kanë ndryshuar kur kanë ardhur në Qeveri.
“Nuk mund t’i besohet një lidershipi i cili ishte kundër Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO-s, kundër planit të presidentit Martti Ahtisaari, kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kundër flamurit dhe hymnit kosovar, kundër Amerikës, kundër marrëveshjeve me Serbinë e vetë i bënë të gjitha, nuk mund t’i besohet!”, ka shkruar ndër të tjerash Dedaj.
Duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti, Dedaj ka thënë se ai ka folur për ç’kapje të shtetit, ndërsa tani sipas ish-ambasadorit “vetë ka kap shtetin madje edhe mediat e universitetin”.
Dedaj ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se “ka dështuar në Bruksel e vazhdon svilatat dhe ekskurzionin tallava oriental në Tajlandë e Azi”.