“Ata bojnë ciu-ciu kur të ju thotë Kurti” – Shoshi flet për deputetët e LVV-së

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk guxojnë të kërkojnë llogari nga ministrat e Qeverisë Kurti.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës, jeni dëshmitarë që çdo ditë i ikin deputetët. Çdo ditë largohen deputetë nga ky grup parlamentar, edhe ata që janë e keni parasysh se janë si disa zogj që ua ofron mikrofonin dhe edhe bëjnë ‘ciu-ciu’ kurdo që Albini u thotë. Ata nuk janë deputetë që kërkojnë llogaridhënie nga Qeveria, nuk janë deputetë që kërkojmë për vendimmarrjet e Qeverisë që të mbahen në llogaridhënie, ashtu siç e ka me mandat të punës”.

“Një shembull ta japë, janë dy komisione dhe janë dy çështje, nëse e merr Komisionin për të Drejtat e Njeriut e kemi ftuar Besnik Bislimin me ardhë me raportu për marrëveshjen në Bruksel, lidhur me të pagjeturit gjatë luftës. Nuk ka ardhë me raportu, pesë herë e kemi ftuar Besnik Bislimin nuk ka ardhë”.

“Aty ka qenë Duda Balje që i ka bërë ftesë, por jo edhe deputetët e pozitës. Kemi pasë injorim total. A e keni dëgjuar ndonjë fjalë të deputetëve të pozitës, asnjë nuk del e të thotë se Besnik Bislimi nuk vjen. Ka deputetë në asnjë mënyrë nuk kërkojnë llogaridhënie, nuk guxojnë”, ka thënë Musliu-Shoshi.