Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier edhe një herë ka treguar se SHBA-të e përkrahin iniciativën e Ballkanit të Hapur, iniciativë kjo që Kosova nuk do të jetë pjesë, përcjell Periskopi.
Hovenier e ka bërë të qartë se beson se kjo iniciativë është e barabartë e qasshme për të gjitha shtetet e ballkanit Perëndimor, pra pa fusnotë, pa kushte speciale, që në këtë rast Kosova do të trajtohej si çdo shtet tjetër në këtë iniciativë.
“ShBA i përkrahin iniciativat rajonale të cilat i afrojnë së bashku shtetet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim dhe i afrojnë me tregun evropian. Iniciativa të cilat e reduktojnë, e lehtësojnë rrjedhën e lirë të mallrave, shërbimeve, të njerëzve, e fuqizojnë sundimin e ligjit dhe ne e përkrahim. Pra, e përkrahim Procesin e Berlinit, e përkrahim CEFTA-n, e përkrahim Tregun e Përbashkët Rajonal dhe e përkrahim Ballkanin e Hapur”.
“Dua të them ne e kemi thënë hapur, Gejb është i dërguari special për rajonin, përfaqësues special për rajonin dhe zëvendës-ndihmës sekretari për Balkkanin Perëndimor dhe kur i njofton prioritetet e politikave për Ballkanin Perëndimor, ai flet në emër të qeverisë së ShBA-Së”.
“Ne e përkrahim iniciativën e Ballkanit të Hapur, duke e thënë këtë ne e kuptojmë që Kosova ka të drejtë me marrë vendimet e saj sovrane se në cilat iniciativa rajonale do të marrë pjesë dhe në cilat nuk do ta bëjë. Përkrahja jonë për Ballkanin e Hapur do të vazhdojë deri në pikën që disa kushte të caktuara plotësohen apo vazhdohen. Një nga këto kushte për të cilën Gejb ka folur shumë hapur është se është e lirë dhe barabartë e qasshme për të gjitha shtetet e ballkanit Perëndimor, pra pa fusnotë, pa kushte speciale, pra në këtë rast Kosova do të trajtohej si çdo shtet tjetër në këtë iniciativë”, u shpreh ambasadori amerikan Hovenier. /Periskopi/