Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Kandidatja për deputete në listën e Vetëvendosjes, Krenare Çerkini nga qyteti i Ferizaj tanimë është mëse e qartë se do të jetë deputete. Ajo edhe pse shumë e re në politikë dhe për herë të parë garon në zgjedhje, ka arritur që të lë pas shumë kandidatë me përvojë në këtë parti.
Krenarja garoi për herë të parë në zgjedhje si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 58.
Ajo deri tani ka arritur që të sigurojë 13,796 Vota deri me tani duke u radhitur në mesin e 30 deputetëve më të votuar.