Tayna publikon bisedat me Noizyn, ka dy fjalë për të

Javën e kaluar reperi Noizy dhe dj i tij, Crax, janë arrestuar në Shëngjinë, pasi ditë më parë dyshohet të jenë përfshirë në një rrahje në Pejë.

Mbi ta rëndon akuza për ‘lëndim të rëndë trupor’, ndonëse kanë qenë në kërkim nga Policia e Kosovës prej disa ditësh.

Sidoqoftë, ata këtë kohë kanë marrë një përkrahje të madhe nga personazhet e estradës.

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe Tayna, e cila thotë se reperi është një njeri shumë motivues dhe i mirë.

“Noizy përveç se është punëtor dhe një argëtues i mirë, është edhe një njeri shumë mbështetës që i shtyn të gjithë rreth tij drejt më të mirës”, ka shkruar ajo.

E njëjta theksoi: “Ndaloni me urrejtjen dhe pranoni suksesin e tjetrit. Ndaloni vnerit, mos provokoni situata e kaos dhe duajeni veten në radhë të parë tani edhe tjerët se bota ka shumë probleme tjera tashmë”.

Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë rast është edhe Stresi.

Shiko foton: