Mbrëmjen e së premtes, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen këtë të diel, më 7 qershor.
Tubimi i LDK-së është shoqëruar me reagime në rrjete sociale, ku shumë komentues kanë vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët sesa pritej për një tubim përmbyllës elektoral. Fotografitë dhe pamjet e publikuara nga aktiviteti kanë nxitur diskutime mbi mobilizimin e elektoratit të kësaj partie në prag të zgjedhjeve.
Pavarësisht kësaj, drejtuesit e LDK-së kanë falënderuar mbështetësit për pjesëmarrjen dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votime më 7 qershor.