Një arsimtar i një shkolle të mesme është bërë viral me një video të publikuar në rrjetet sociale, falë lëvizjeve të tij fantastike gjatë vallëzimit me nxënës.
Nxënësit e shkollës së mesme Tenaya në Kaliforni po garonin në oborr se kush vallëzonte më së miri, por kur Austin LeMay u shfaq para tyre gjithçka ndryshoi, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për arsimtarin e tyre, i cili nuk hezitoi të futet në “valle” dhe t’ju jep leksione nxënësve me disa lëvizje të stilit alla Michael Jackson.
E nga publikimi i videos në TikTok, ajo është shikuar nga më shumë se 27 milionë njerëz – duke komplimentuar arsimtarin për qasjen me nxënës dhe lëvizjet e tij unike.