‘Familjarët njihen kur ndërpritet interesi’, Behgjet Pacolli befason me postimin e fundit

Politikani dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli është shumë aktiv në rrjete sociale.

Herë pas herë për ndjekësit e tij poston disa thënie mjaftë interesante.

“Mos harroni se edhe te Shqipetaret ekziston ky realitet; “Burri njihet kur gruaja është e sëmurë, Gruaja njihet kur burri varfërohet, Fëmijët njihen kur prindërit plaken, Motrat dhe vëllezërit njihen kur trashëgimia ndahet, Familjarët njihen kur ndërpritet interesi; atëherë nuk ka as “dashuri”!”, ka shkruar Pacolli.

Si mendoni ju, a ka të drejtë?!/Kosovarja/