Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po k ërcënohet nga “talibanët e internetit” pas një shkrimi të tij në Facebook, ku theksoi se për të është e sh qetësueshme rr itja e numrit të grave me shami, tani po thotë se ai është edhe musliman edhe katolik.
Koci në një postim në Facebook tha se “dikush po më thotë katolik, dikush i pa fe”.
Megjithatë, ai shtoi se “por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që une e kam pasë nënën muslimane, e gjyshin hoxhë”.
“Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe musliman. Por, si duket, këtë të drejtë po t entojnë të ma mohojnë. Une jam musliman, veç kur ma japin vizën disa analfabet që e predikojnë gabimisht fene i slame, dhe disa përkrahës të tyre p rimitiv. Fatmirësisht, janë pakicë”, shkroi Koci.
“2.Ja me ata, ja me neve! E nëse je me neve, duhet me qenë ashtu si ne mendojmë që është mirë. Mundësisht, w ahhabist! Mu ky është problemi i një pjesë të shoqërisë sonë: e kanë kriju modelin e një muslimani, sipas interesave të veta. E nuk shkon ashtu. Une jam ky që jam: edhe katolik edhe musliman. E në rend të parë, shqiptar”, përfundoi Koci.