Mediat serbe zbardhin detaje të reja për vrasjen e policit serb në Lloznicë

Është arrestuar Marko Markoviq, taksisti i cili dyshohet se e transportoi një shtetas të pretenduar kosovar që është shpallur në kërkim për vrasjen e një oficeri serb mesnatën e së mërkurës në Lloznicë të Serbisë.

Siç raporton mediumi serb “Novosti” nga persona të afërt me hetimin, taksisti i cili është nga Tutini, një vendbanim në afërsi të vendit të krimit, e ka ngarkuar vrasësin me 450 euro për ta transportuar për në Loznicë.

“Marrëveshja thuhet se ishte për ta çuar atë në hotelin në pronësi të taksistit të ndaluar, Marko Markoviq”, raporton “Novosti”.

Policia e pyeti taksistin “a nuk ishte i dyshimtë personi të cilin po e ngiste”, për të cilën ai nuk u përgjigj saktë dhe qartë, shkruan mediumi serb. Dyshohet se ai po e transportonte një shqiptar të shpallur në kërkim dhe që donte të kalonte në Bosnje dhe Hercegovinë.