Gjatës së djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fjalimin e plotë që ka mbajtur në Samitin e BE-së, në Bruksel. Në rastin e publikimit qenë të mëdha, pasi u vë në pah përkrahja e vazhdueshme që Rama vazhdon ta ketë për Serbinë.
Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, është shprehur se veprat e Ramës janë antikombëtare pasi në arenën ndërkombëtare vazhdon ta mbron Serbinë, përcjell “Bota sot”.
Ai i drejohet kryeministritl: “Autokrati Rama, fatkeqesisht retorikën tuaj të ‘sofistikuar’ po e komplikoni për çdo stinë të vitit me doza të urrejtjes brenda-shqiptare”.
Në shkrimin e tij më tej, veprimtari thotë që Rama ka nevojë të mësoj ende si duhet të flas në arenën ndërkombëtare dhe për këtë arsyje duhet të marr mësim nga presidentja Osmani.
Shkrimi i plotë:
“Dialog me KM Rama, një diplomat qerrata
(Te shkrimet në kohë normale nuk do të duhej të perdorej cilësori qerrata për një KM të vendit, por për KM Rama ky është një kompliment tepër i butë në krahasim me ‘masakrat’ që ai ia shkakton diplomacisë shqiptare, torturat dhe dhimbjet qe ia ‘dhuron’ qytetarit, dhe në anën tjetër, përbuzjes sistematike të vëllezërve të tij jashtë kufinjeve të Shqiperisë si dhe rreshtimi i tij me djallin).
Narcisisti Rama, ka kohë që doni të grabisni rolin e një lideri të pa kontestueshëm mbarë-kombëtar por veprat tua janë aq antikombëtare, aq irrituese, sepse ti e mbron Sërbinë në arenën ndërkombëtare poaq sa Serbia vetëveten, dhe nga njëherë, zëri yt për Serbinë është më i artikullueshëm se ai i Vuçiqit.
Autokrati Rama, fatkeqesisht retorikën tuaj të ‘sofistikuar’ po e komplikoni për çdo stinë të vitit me doza të urrejtjes brenda-shqiptare, dhe do të duhen vite e dekada që të shërohen nga plagët që ti ua krijove shqiptarëve në emër të Ballkanit të Hapur dhe tentimit tuaj të fuqizimit të Serbisë me vëllezërit tuaj të ri sllavë.
Rama, ti Milladini i ri i Jugosllavisë së vdekur, ironia juaj në Selanik kur kryeministri maqedonas shtrëngonte duartë me kancelarin gjerman, që ju iu referuat Kovaçeskit si KM i ardhshëm i Bullgarisë perëndimore, dhe nga ky incident diplomatik, ju Rama, nuk e latë me aq por hytë në një konflikt të ri diplomatik me Bullgarinë, vendi që e përkrahu aq shumë Shqiperinë në shumë procese integruese, vendi që përkrahu Kosovën parezervë. A i dini ju Rama problemet esenciale bullgaro-maqedonase, por ja që morët turpshëm rolin e avokatit të MV në samitin e BE-së në Bruksel, 23 qershor 2022.
Me fal KM Rama, por kjo quhet demagogji, ju në Samitin e BE-së mbrojtët me pasion Serbinë, mbrojte MV që ka fobi nga gjuha shqipe, e që ajo ende vazhdon të shtypet nga politika dhe Akademia maqedonase, shqipja vazhdon të vuaj më se dy dekada, megjithatë, juve kjo s’ju intereson, sepse, ju e bëni avokatin e djallit. Na thuaj z. KM pse duhet për hatër të MV, Shqipëria të qëndroj peng në vend se të eci drejtë BE-së pa MV.
KM Rama, ju e qortoni BE-në sepse i keni ngatërruar rrugët, e keni ngatërruar Procesin e Berlinit me Ballkanin e Hapur, sepse rrugët tuaja shpiejnë drejtë Beogradit dhe vazhdoni t’ia mbani fanarin Vuciqit. Ju në Samitin e BE-së bërtitët deri në kupë të qiellit për “çmendurinë bullgare”, dhe për trishtimin tuaj të madh. Ajo ishte një dite e zezë për diplomacinë shqiptare sepse ju ishit edhe ‘lypës edhe krenar’, edhe sarkastik edhe arrogant, por jo një burreshtetas!
Dhe për fund KM Rama, ju keni një shans të madh të mësoni leksione diplomacie nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe citoj ‘cicërrimën e Markus Preiss, një gazetar i famshëm gjerman në Twitter: “Kush dëshiron të shohë se si bëhet komunikimi shumë i mirë politik, duhet ta shohë paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. E qartë si kristali, argumentuese, e strukturuar, pozitive dhe e përsosur retorikisht”. Ajo po e çmend Serbinë me paraqitjet e saja, po ju?”, ka shkruar ai.