Megi Pojani, në podkastin “MeKast”, me motrat e saj, Inën dhe Marselën,
foli për një periudhë të keqe në jetën e saj, ku tregon se është përfshirë në katër aksidente me makinë.
Para dy vitesh kam kaluar 4 aksidente me makinë të njëpasnjëshme, në tre prej të cilave më është thënë që ‘je me fat që ke shpëtuar’. Nga ai moment jam shumë e ndërgjegjshme dhe nuk e bëj më. Mund të dalësh e lënduar ose mos mbijetosh dot.
Duke diskutuar në lidhje me shoqëritë, moderatorja zbuloi se nuk flet më me asnjë nga shoqet e saj, ndërsa thotë se arsyen nuk e di.
Me gjithë shoqëritë e mia që kanë përfunduar nuk e di pse nuk flasim më. Mendoj që të mbash shoqëri është të vendosësh limite dhe vajzat që mbajnë shoqëri janë gjithë kohën aty për të të kthyer mesazh në telefon. Kam patur shoqe në momentet që kam qenë në situatën që nuk doja të isha, por nuk ndien të ndash një hall për diçka. Nuk e kam vendosur kurrë shoqen në një situatë që të bëj diçka për mua, por kam qenë aty për të zgjidhur një problem. Kam bërë shumë…