Historia e pazakontë është regjistruar në Britaninë e Madhe dhe epilogun e ka marrë në gjykatë.
Theresa Birch hyri në një dyqan në qytetin bregdetar të Paignton dhe u rrëzua disa çaste më vonë. Pranë saj nuk kishte punonjës apo klientë të tjerë.
Tereza ka ngritur padi dhe ka kërkuar dëmshpërblim nga supermarketi për “dëmtim në gjurin e djathtë dhe dorën e majtë”, por nuk ka konsideruar se është regjistruar nga kamera e vëzhgimit, raporton thesun.
Ajo ka pohuar se “e ka lidhur çantën e majtë me këmbë”, pas së cilës ka rënë. Ajo kërkoi 14 mijë euro si dëmshpërblim, por video tregonte të kundërtën.
E shihni qartë duke ecur dhe “planifikuar të bjerë përtokë”, ndaj gjykata e rrëzoi padinë, por nuk është fundi.
Gruas iu dha një dënim me burg prej katër javësh dhe u urdhërua të paguante shpenzimet gjyqësore të supermarketit prej më shumë se 19 mijë euro. /Telegrafi/