Qiraja e shtrenjtë? Apartamenti i të pasurve ku jeton Arben Ahmetaj ‘trazon’ politikën lokale në Zvicër!

Si mundet që një ish politikan i nivelit të lartë, nën hetim për krime shumë të rënda, banon në një ndërtesë në pronësi të bashkisë? Kjo është pyetja e madhe që kanë ngritur në Zvicër për Arben Ahmetajn, qëndrimi i të cilit në Lugano ka filluar të shqetësojë jo vetëm komunitetin atje por edhe politikën lokale. Në drejtim të Bashkisë së Luganos dhe autoriteteve të tjera vendore është kërkuar një interpelancë për informacion rreth Arben Ahmetajt që jeton në një vilë luksoze nga këshilltarët lokalë Raoul Ghisletta, Edoardo Cappelletti dhe Mattea David.

Ata pyesin nëse Bashkia e Luganos “konfirmon që ndërtesa në Via S. Franscini i përket qytetit të Luganos” dhe nëse “a është në dijeni nëse ish-zëvendës kryeministër shqiptar dhe partnerja e tij banojnë rregullisht atje?”. Nënshkruesit e pyetjes duan gjithashtu të dinë nëse “ndarja e akomodimit të qytetit për personat e përmendur konsiderohet e rregullt?”.

Në përgjigjen për këshilltarin bashkiak socialist Raoul Ghisletta dhe dy të tjerët bashkia thotë se institucioni  përgjegjës për hetime të thelluara në lidhje me azilkërkuesit është Sekretariati i Shtetit për Migracionin dhe jo Qyteti i Luganos. Bashkia, në përgjigje i saktëson se “nuk ka, me ligj, asnjë kompetencë për të kryer hetime apo vendime në fushën e procedurave të azilit dhe kufizohet në ndjekjen e procedurave të shpalljes, duke mirëpritur persona që respektojnë kërkesat  dhe që  sigurojnë dokumentacionin e saktë”.

Bashkia e Luganos edhe zyrtarisht konfirmon se ndërtesa ‘ish Enderlin’ në via Franscini 11 në Lugano është në pronësi të saj dhe se për të përcaktuar akomodimin me qira atje ndjek procedurën e përcaktuar nga Rregullorja për caktimin e akomodimit në pronësi të Bashkisë së Luganos, miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e 7 tetorit 2019”.

“Në fakt apartamentet janë vënë për “konkurrencë publike dhe me çmime tregu”. Konkretisht, më 5 korrik 2023 Bashkia pranoi hapjen e konkursit për dhënien e banesës që tërhoqi vëmendjen, garë në të cilën askush nuk mori pjesë. Kështu që ne kaluam nga praktika në negociata të drejtpërdrejta për të gjetur një qiramarrës. Procedurë që i është besuar Menaxhmentit për Pasuri të Paluajtshme Institucionale SA (Gipi), që ka mandat të rregullt nga Bashkia. Qiramarrësi u gjet në fund të shtatorit dhe mori çelësat e shtëpisë në fund të tetorit”
Pra, pushteti lokal në Lugano thotë se e ka nxjerrë në ankand për ta dhënë me qira të banesës me ccmim tregu por nuk ka pasur të intersuar, duke pasur parasysh edhe ccmimin.