Ky është propozimi i parë për President

Lidhja e Historianëve, Dega në Deçan, ka propozuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.

 

Propozimi u është përcjellë përmes një shkrese liderëve të partive kryesore politike, Albin Kurtit, Bedri Hamzës, Lumir Abdixhikut dhe Ardian Gjinit.

Sipas njoftimit, në dokumentin e dërguar janë paraqitur biografia dhe përvoja profesionale e institucionale e Mehajt, si dhe argumentet se pse ai mund të jetë një emër rreth të cilit mund të arrihet konsensus politik.

Armend Mehaj si kandidat konsensual

 

Lidhja e Historianëve në Deçan vlerëson se posti i presidentit kërkon një figurë që mund të përfaqësojë unitetin, stabilitetin dhe interesin shtetëror.

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’ju përcjell shkresën e bashkëngjitur, përmes së cilës propozohet z. Armend Mehaj si kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresë.

Sipas propozuesve, përvoja e Mehajt mund të jetë një prej elementeve që do ta bënte kandidaturën e tij të pranueshme për partitë politike.

U kërkohet liderëve ta shqyrtojnë propozimin

Në letrën drejtuar liderëve politikë kërkohet që kandidatura e Mehajt të merret në konsideratë seriozisht.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e pozitës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe nevojën për një figurë që mund të përfaqësojë unitetin, stabilitetin dhe interesin shtetëror, ju ftoj që këtë propozim ta shqyrtoni me vëmendje dhe seriozitet”, thuhet më tej.

Shkresa e plotë me argumentet për kandidaturën e Armend Mehajt u është bashkëngjitur propozimit të dërguar partive.

Emri i Mehajt hyn në diskutimet për presidentin