Dhimbja për humbjen e të riut Leonit Aliu vazhdon të prekë familjarë, miq dhe të gjithë ata që e njohën. Pas ndarjes së tij tragjike nga jeta në Shengjin, babai i Leonit ka publikuar një mesazh rrëqethës që ka prekur shumë njerëz në rrjetet sociale.
Me zemër të thyer nga humbja e djalit, ai shkruan:
“Ah djali jem Leonit, ike shpejt nga kjo botë. Pse na le kaq herët bre biri im? Do të kujtoj gjithmonë me mall, shpirti im bir.”
Fjalë të mbushura me dhimbje, mall dhe pikëllim të thellë, që pasqyrojnë vuajtjen e një prindi për humbjen e parakohshme të fëmijës së tij. Reagime të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga qytetarë të shumtë, të cilët kanë shprehur solidaritet me familjen Aliu në këto momente të rënda.
Humbja e Leonit ka lënë pas trishtim të madh tek familjarët dhe të afërmit e tij, ndërsa mesazhi i babait të tij është një dëshmi e dhimbjes së pamasë që sjell largimi i një djali në moshë të re.
Ngushëllime familjes Aliu për këtë humbje të rëndë.