Taulant Kryeziu, që ka qenë zëvendësministër i Integrimit Evropian gjatë Qeverisë Kurti 1, ka folur në “Pressing” të T7 për bisedën e publikuar ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.
Ai ka thënë se edhe “babën nuk do ta mbështeste nëse do ta dëgjonte duke folur më Radojçiqin”.
“Këndo që e kisha dëgju t’u fol më Radojçiqin, përfshirë babën tem nuk e kisha mbështet. Ky është këndvështrimi jem”.
“Në parim nuk do të duhej të kishte bisedë me Radojçiqin, por unë nuk dua të futëm në detaje pa e dëgjuar tërësinë e saj”, ka thënë Kryeziu.