Këshilltari i Osmanit pretendon se Pacolli e ka specialitet shpërndarjen e propagandës serbe

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina i ka reaguar Jetlir Zyberajt të AKR-së që tha sot se ka qenë Osmani e Kurti ata që kanë negociuar që terroristët e Banjskës të largohen pa një “therrë në këmbë”.

Në reagimin e tij, Kupina e ka akuzuar kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka specialitet shpërndarjen e propagandës serbe.

Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku”, tha ndër të tjera Kupina.

Shkrimi i plotë nga Bekim Kupina:

Jetlir Zyberaj Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë kryer akt agresioni ngaj Republikës sonë dhe e kanë vra heroin Afrim Bunjaku. Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.

Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit.