“Mos ec si me pas çliruar Francën”, Qeqa Krelani, Zhegrovës: Normal që po më shkon nerva (FOTO)

Dje u zhvillua  ceremonia e shpalljes së lojtarit dhe formacionit më të mirë në kampionatin francez, La Ligue 1. Në mesin e të nominuarve ishte edhe reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, raporton Open-TV.
Gazetarja e njohur kosovare, Qeqa Krelani i ka reaguar Zhegrovës për mënyrën e ecjes së tij gjatë shkuarjes për në ceremoni.

“Bir a u murrem vesh qe kur te hin mrena mos me m’ec si mi pas shliru Francen…

Badihava! Tani jo Qeqes pi shkoj nerva. Po normal qe m’shkon 🥴”, ka qenë komenti i saj.

Kylian Mbappe u shpall si “Lojtari më i mirë i Sezonit” në Ligue 1 për të pestin vit radhazi, kurse Zhegrova nuk ishte I përfshirë as në formacionin e vitit. (Open-TV)