“Mos e bëni me faj Perandorinë Osmane, para syshë e keni Serbinë dhe Greqinë!”

Abdullah Pllana-

“Nuk e di sa mijëra, ndoshta qindra mijëra, foto, dokumente, video e dëshmi okulare, mund të ekzistojnë sot, pas 20 vitesh, mbi genocidin serb ndaj popullatës shqiptare, ku mbi 95 përqind e së cilës i përket besimit Islam, dhe padyshim mund të thuash me gojën plot, gjenocid kundër muslimanëve shqiptar, njëjtë siç emërtohet genocidi kundër muslimanëve boshnjakë, nga i njëjti agresor.
20 vite!!!

20 vite do të thotë koha prezente, jo e shkuar, por ajo që e përjetuam, që e prekëm me duart tona, që na ka kaluar para syve.
Ato krime vazhdojnë të jetojnë bashkë me ato që i përjetuan e ato që i kryen. Gjaku është i vetmi lëng të cilin Allahu nuk e ka lejuar të absorbohet nga dheu… rri sipër, si dëshmi… prandaj akoma nuk është tharë nga toka martire shqiptare…mund ta shohim…

Dikur ushtarakët, e të gjitha llojeve, nuk kishin më shumë se 30 vjet, përveç komanduesve të tyre, që ishin më të moshuar.
Sot më i vjetri i tyre është rreth të pesëdhjetave, a diçka më shumë.

Ata livadhisin të lirë, jo vetëm nëpër Serbi dhe gjithë Perëndimin, por edhe në trojet shqiptare, Kosovë, Shqipëri etj. Bëjnë edhe biznese, ose një jetë të thjeshtë hermite…flasin edhe shqip…janë edhe të nderuar e respektuar…pasi askush nuk i njeh.

Hebrenjtë pas Luftës së dytë Botërore, gjithë klasa intelektuale e jo, kudo nëpër botë filluan jo vetëm të mbledhin dëshmi, dokumente, foto etj, por duke gjurmuar gjithë kriminelët nazistë, të të gjitha gradave, nga ushtaraku që kishte bërë krimin vullnetarisht, pa urdhër, deri te oficerët më madhorë, pa llogaritur moshë, dhe i gjurmuan deri “në fund të botës”, cep më cep, e duke i çuar në bankat e të akuzuarve.

Po shqiptarët?

Mos ta zgjas shumë, shqiptarët kanë dy probleme që i pengon kjo, paraja dhe religjioni.
Një plejadë e madhe shqipfolësish, akademikë, gazetarë, politikanë, analistë, historianë etj, të paguar apo jo, gjithë vemendjen e kanë çuar të një ish pushtues i vjetër, i cili jo vetëm që shteti i tij nuk ekziston më, një perandori që u shua rreth një shekull më parë, por as më i riu i ushtarakëve të saj nuk ekziston më, janë në botën tjetër.
Pse religjioni?

Dihet tashmë se sllavët dhe grekët, që pas rënjes së Perandorisë Osmane filluan zyrtarisht genocidet kundër muslimanëve shqiptar, duke zhdukur nga faqja e dheut popullata të tëra dhe ishin të gjithë kriminelët të krishterë. Kush i lejoi? Ata që nënshkruan ndarjen e shqiptarëve në disa shtete dhe cytën krishterët ballkanikë në krim, pra perëndimorët e krishterë.
Kjo të bën të kuptosh fort mirë se lobi i krishterë, gjithë lukunia që i ndjek, të paguar padyshim, shpesh edhe “për qejf a simpati”, e kanë çuar gjithë mundin dhe vemëndjen e luftës kombëtare, jo kundër gjenocidarëve sllavo-grek të krishterë, por kundër një ish Perandorie të shuar prej kohësh.

Kudo gjen artikuj, deri në detaje, si janë vrarë, dhunuar, ndaluar kulturalisht e gjuhësisht, si janë dhunuar, detaje të çdo beteje, që nga 1389 e deri ne fund të shekullit të 19, dokumentare televizive, shkrime mediatike, libra, vizatime (shih zhgarravina fotoshopi) etj etj, madje edhe shkrime të periudhave të dinozaurëve, dinozaurëve me prejardhje shqiptare dhe shumë rradhë të përmenden krimet e bëra para syve tanë.

Të krishterët nuk duhen akuzuar, nuk duhen dënuar, madje as duhen akuzuar pë ato krime makabre që bënë në Çamëri, Kosovë e në gjitha trojet shqiptare të populluara nga muslimanët. Prandaj vemendja duhet çuar tjetër kund… duhen akuzuar muslimanët si kundrapeshë, bashkpuntorë me sllavo-grekët, antikombëtar, futës të kulturave të tjera arabo-turke, e lloj lloj akuzash, mjafton të përmenden sa më pak gjenocidarët e krishterë ballkanik, bashkëpuntorët e tyre shqiptarë krishterë dhe komanduesit perëndimorë, gjithë të krishterë.
Gjithsesi është detyrë primare e vetë muslimanëve shqiptar, të punojnë fillimisht, si hap të parë bashkimin e tyre, lënjen mënjanë të mosmarrveshjeve teologjike, dhe të punojnë së bashku për evidentimin, dokumentimin dhe deri dërgimin në bankën e të akuzuarve të gjithë kriminelëve krishterë sllavo-grek, bashkpuntorëve të tyre shqiptar, ku padyshim në mesin e tyre gjen edhe qindra musliman, ndoshta prej atyre që sot kanë marrë në dorë flakadanin e patriotizmit e naconalizmit islamofob shqiptar.

Në fund të fundit, viktimat janë vetë muslimanët, përse duhet pritur drejtësia nga ata që i masakruan dhe laviret e tyre?”
HEBREU SHQIPTAR”Abdullah Pllana