Ka ndërruar jetë nëna e deputetit të Aleancës, Besnik Tahirit.
Lajmi u publikua nga Ramush Haradinaj.
Më poshtë postimi:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasime Tahirit, nënës së kolegut tonë, Besnik Tahiri.
Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, bashkëshortit Ruzhdiut, djemve Besnikut dhe Ilirit, të afërmve dhe miqve.
Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar dhimbjen!
Nëna Hasime u prehtë në paqe!