U akuzua se ka hyrë në mes tyre, çifti Elgit Doda dhe Klea Huta reagojnë ndaj Romeo Veshajt

Pak ditë më parë, Romeo Veshajn, e akuzuan rëndë për disa raporte jashtë Big Brother VIP Albania.

Ka qenë Meriton Mjekiqi, ai i cili hodhi disa akuza në drejtim të prezantuesit, duke i thënë se po ua merr gratë miqve të tij, referuar Elgit Dodës, i cili tashmë është i martuar me Klea Hutën.

Romeo i mohoi kategorikisht këto akuza, duke thënë se Elgitin e ka si familje dhe se janë gjithë kohën bashkë.

Ndonëse çështja u diskutua jashtëzakonisht shumë, banorët u kritikuan edhe për përdorimin e emrave që nuk janë pjesë e këtij formati.

Sidoqoftë, çifti Elgiti dhe Klea po vazhdojnë të jenë në përkrahje të Romeos, përkundër aludimeve.

“Vetëm zemra jote e di çka ndjen vëlla, të dua deri në fund Romeo Veshaj, mos të të vijë vetë aty brenda se e din ti pastaj”, kanë qenë fjalët e Dodës.

E Klea në anën tjetër tha: “Të duam vëlla, mos ndalo”.