Atifete Jahjaga ja hapë sytë sheikut nga Katari

Ish Presidentja e parë femër në Kosovë dhe rajon, edhe pas kryerjes së mandatit si e para e vendit, është mjaftë aktive, shkruan “Kosovarja”.

Presidentja, ka fondacionin e saj “Jahjaga Foundation”, ku deri më tani kanë realizuar disa projekte, kryesisht në mbështetje të grave.

Së fundi, ish-presidentja, Atifete Jahjaga ka qenë në takim me mikun e saj Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, Emir i Shtetit të Katarit.

Thotë se temë e diskutimit ishte edhe Kosova, impakti që kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë ka pasur në ekonominë e vendit.