Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Prishtinë.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se çdo mbledhje e përbashkët midis qeverive të të dy vendeve është akt që duhet të përshëndetur.
Megjithatë Berisha shtoi se Kryeministri Edi Rama “nëse do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjet dhe sakrificat e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte në Kosovë, duke njohur GJEN0ClDlN serb në Kosovë”.
“Janë 1400 engjëj, vogëlushë, qenie të pafajshme, të cilët u vranë, u therën, u dogjën vetëm e vetëm për fajin se kishin prindër shqiptarë. Pra, mendoj se në këtë aspekt, mohimi që ai i bën GJEN0ClDlT ciklik serb në Kosovë, që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të dhe përfundon me operacionin ‘Patkoi’ në vitet ‘98-‘99, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat e qytetarinë e tij”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
“T’i mohosh këto, është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre. Por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare”, ka shtuar Berisha.
Sipas Berishës, shqiptarët presin një marrëveshje për dhënien e dyshtetësisë ose shtetësisë sipas dëshirës.
“Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar përpara jush, por zgjodha vetëm këtë sepse edhe marrëveshjet- unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare- ndërkohë kur shqiptarët presin dyshtetësi apo shtetësi sipas dëshirës. Kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Por këtë natyrisht krahas njohjes së gjenocidit ciklik, kjo do jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do firmoset nga qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike,” tha Berisha.