Opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar ashpër sa i përket debatit Egla-Juli për çështjen e të mbathurave.
Ndërsa përballja me Julin përloti Eglën, për Arbrin, nisur edhe nga ajo çka ata përfaqësojnë si artistë, niveli i debatit duhej të ishte shumë larg banalitetit.
Arbri: Ika në Amerikë, u ktheva nga Amerika dhe prapë në muhabet brekësh i gjeta këta të dy. Në ditën e dytë të spektaklit kemi shpjeguar se banorët, aktorët, gazetarët,,, të gjithë e dinë mirë se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në jetën publike. Por shtëpia e Big Brotherit është një shtëpi që për mendimin tim fillon nga zero, dhe banorët duhet të meritojnë respektin.
Është e vështirë që të mbartin respektin për njëri-tjetrin nga jashtë. Në shtëpi unë pash një klip 7 herë ku Egla i thotë Julit se ‘u indinjova sepse më tha që do të nxjerrë nga shtëpia’. Ndërkohë që ky është fokusi kryesor, nxjerrja e njëri-tjetrit nga Shtëpia. Ndërsa për bisedën e brekëve unë nuk kam koment. E kam dhënë një koment dhe kam pritur që një debat i diskutuar mes Eglës dhe Julit të ishte në një tjetër nivel. Në një nivel pak më lartë.
Ledioni: Pse e thua këtë? Nëse ata do të bashkëjetonin si njerëz normal…
Arbri: Sepse kam menduar që me zgjuarsi do të dinin t’i jepnin fund kësaj bisede. Vetëm nëse kanë menduar të mbajnë njëri-tjetrin përballë dhe nuk kanë gjetur një temë tjetër diskutimi.