Eskalon situata në Kuvend, deputetja e “bën llugë”

Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e paraparë për fjalim.

 

Ajo ka kërkuar që t’i vazhdohet koha për ta përfunduar fjalën, por kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ia ka lejuar vazhdimin e fjalimit, duke ia dhënë fjalën deputetit te Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

Pas përfundimit të minutave të caktuara për fjalën e saj, Teuta Haxhiu ka insistuar që t’i jepet kohë shtesë për ta përfunduar fjalimin, por nuk është larguar nga foltorja edhe pasi kryetarja e kuvendit ka vazhduar.