Njëri prej liderëve të koalicionit ‘Za Buducnost Crne Gore’, (Për të ardhmen e Malit të Zi) Milan Knezheviq, ka thënë se më mirë do të mbillte domate, sesa të njihte shtetin e Kosovës, si kusht për t’u bërë ministër i Qeverisë së re.
Këtë ai e tha në një debat drejtuar deputetit malazez, Daniel Zhivkoviq
”Zotëri Zhivkoviq, nëse ështe kusht që për t’u bërë ministër i qeverisë së 44 apo 45, apo edhe 726, se duhet ta njoh të ashtuquajturën ”Republikë e Kosovës”, unë do të shkoj në fshat e të mbjell domate, e ta ruaj fytyrën”, tha Knezheviq.
‘Za Buducnost Crne Gore’ është pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi, ku edhe nga ky koalicion atje u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit./klankosova