Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, dallohet për ekspertizën e tij në “matemeatikën e hajnisë”.
Kështu ka vlerësuar deputeti i PDK-së pas deklaratës së anëtarit të partisë në pushtet, i cili të dielen përveçse ka pretenduar që në dosjen e Prokurorisë Specilae lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore ka “gabime elementare”, prokurori i rastit “s’e di matematikën elementare”.
Për “matemeatikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!
Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.
Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.
Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.