“Besnik Bislimi ka bërë gabim të madh sepse ka mujt’ me ma lëndu djalin keq”, ka thënë Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, duke komentuar përleshjen e para disa ditëve në Parlamentin e Kosovës, ku inciuesi i këtij konflikti fizik ishte Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili i gjuajti me një shishë ujë fytyrës deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e ku më pastaj nisën përleshje të shumëpalëshe.
“Zoti Bislimi e ka bë një gabim të madh sepse ka mujt me ma lëndu djalin keq, dhe duhet me kanë i kujdesshëm.
Unë e di që është parlament që ndodhin këto situata, megjithatë atë unë mendoj që jo vetëm ai Bislimi, ai farë shkulani, por, mendoj që secili edhe djali jem edhe deputetë tjerë duhet me qenë të kujdesshëm qysh po sillen në parlament dhe veprimet e tyre, duhet me i kontrollu sepse janë veprime të rënda edhe për familjet“, ka thënë ai për Insajderin.
“Unë mirë që nuk kam bë ndeshje prej Skenderajt tu ardhë në Prishtinë, se nuk po e disha çka po ndodhë, isha në rrugë…”, ka thënë mes tjerash ai.