Ramës si del inati, kërcënon Kurtin nga Mali i Zi: Atë se duan në takimin e Samitit të Berlinit, por unë do ta ftoj

Në kthim nga Bosnje-Hercegovina, kryeministri Rama ka ndaluar në Malin e Zi ku është pritur nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në konferencë shtypi me Abazoviçin Edi Rama është tensionuar kur u pyet për mos pritjen nga Kurti dje në Kosovë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve ai ka përsëritur batuat e përhershme bajate dhe ndër të tjera ka ‘kërcënuar’ Kurtin duke i lënë të nënkuptohet se Europa nuk të do, por unë do ta ftoj në Tiranë në Samitin e Berlinit, pavarësisht se e duan apo jo vendet e tjera.

Kujtojmë se Albin Kurti refuzoi ta priste Ramën në turin e tij ballkanik ditën e djeshme në në Prishtinë.