Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka quajtur guerile aksionet e Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës të porositura nga Qeveria e Kosovës, që sipas tij kjo është bërë fshehur nga aleatët.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se siguria nuk bëhet fshehur nga aleatët.
Po ashtu ka deklaruar se veprimet “guerile”, i bëhen armikut dhe jo aleatëve.
“Me Albin Kurtit ja ku jemi. Ai që të ndëshkon është si teja. Ti zotëri ke dalë kontra tyre, po punon gueril mbrapa shpinës. Nuk funksionon siguria gueril. Guerilin ia bën armikut, jo aleatit, NATO’s Amerikës që kanë trupa atje. Shumë veprime guerile janë të këtij njeriu”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu, Haradinaj, tha se Kurti ka gabuar edhe me kryetarët e komunave.
Sipas tij, nuk mund të dërgohet me polici një kryetar me tri vota.
Ai ka shtuar se besimi i Kosovës nga aleatët është humbur dhe për këtë fajtor sipas tij është Albin Kurti. /Gazeta Express