Reti, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan tregon se ka sakrifikuar për 3 fëmijët e saj, por jo të gjithë ia kanë shpërblyer. Telefonuesja shpjegon se pavarësisht se të tre janë rritur në të njëjtën mënyrë dhe të njëjtat kushte, djali i madh vazhdon t’i sjellë probleme pa e marrë parasysh moshën e saj.
Reti: Unë kam rritur 3 jetimë vetë dhe kam qenë në moshën 27 vjeçe, kam mbyllur jetën time. Fëmijën e parë e kam pasur 10 vjeç, të dytin 8 vjeç dhe i vogli 3 vjeç. Unë me një edukatë, një pjatë i kam rritur dhe kur vjen puna një fëmijë do dalë që të ta nxijë jetën.
Aldo: Ou, çfarë ka ndodhur?
Reti: Jam 54 vjeçe dhe të rri nga çuni i madh, të vuaj nga djali i madh o shpirt.
Aldo: Po çfarë ka ndodhur?
Reti: Po çfarë ka ndodhur. Mua më është shembur shtëpia nga rruga, çuni është i martuar me dy e gra e me dy palë fëmijë dhe nga shpërthimi i shtëpisë që ke marrë ti unë dua lekë thotë.
Aldo: Ou!
Reti: Djalin e vogël e kam 29 vjeç, ai është i pamartuar dhe ai punon dhe po më mban, ndërsa ai i madhi kërkon nga unë. Kam moshë unë sot 54 vjeçe që kam mbyllur jetën për fëmijët, 54 vjeçe unë rri duke shkuar nëpër dyert e policisë.