Zbulohen detaje nga vrasja e 32 vjeçarit në Ferizaj, 24-vjeçarja e kishte të dashur

Të dielën mbrëma në Ferizaj është raportuar një rast i rëndë, ku një mosmarrëveshje mes një çifti dyshohet se ka përfunduar me vrasje.

 

Sipas Klan Kosovës, 24-vjeçarja A.R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje të dashurin e saj, F.H. rreth orës 22:40, duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

E dyshuara ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Ferizajt, për t’u transferuar më pas në QKUK në gjendje stabile.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurën Arjeta Roshaj, 24-vjeçare, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.