Plani me 5 pika i Kurtit, Borrell i përgjigjet kryeministrit të Kosovës: Kushtet e BE dhe SHBA janë të qarta

Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ia ka kthyer letrën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për 5 pikat e propozuara nga ai që të dilet nga kriza.

Por Borrell, ka thënë se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.

Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet opercionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.

Pasi të realizohen kushtet e Bashkimit Evropian, Borell ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës.