Për fat të mirë, ka shumë alternativa që ndihmojnë për një gjumë të mirë e të rehatshëm dhe një prej tyre është edhe receta e këtij çaji që do t’ju prezantojmë sot:
Përbërësit:
1 banane mesatare
Pak kanellë pluhur
1 litër ujë
Përgatitja:
-Vendosni ujin të ziejë në nxehtësi mesatare
-Ndërsa prisni që uji të marrë valë, lani bananen me kujdes.
-Prisni skajet e bananes duke mos ia hequr lëkurën.
-Kur uji të ketë marrë valë, shtoni bananen.
-Lëreni të ziejë edhe për 10 minuta. Hiqeni nga nxehtësia.
-Hiqni me kujdes bananen më pas. Hidheni çajin në një enë të pastër.
-Shtoni pak kanellë dhe kullojeni. Lëreni çajin të ftohet.
-Ruajeni në frigorifer.
Një orë para gjumit pini një gotë prej këtij çaji duke e ngrohur në mikrovalë.
Banania përmban kalium dhe magnez, të dyja minerale që promovojnë relaksim fizik dhe mendor.
Kanella nga ana tjetër ndihmon në qetësimin e nervave, duke ju bërë të ndiheni të relaksuar.