Politologu serb Boris Varga është shprehur se lajmi për dorëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ishte një lojë politike e vet atij.
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai tehksoi se Vuçiç nuk dëshiron që barra e rënies së popullaritetit të partisë së tij ta tërheqë atë në fundin politik.
“Dorëheqja e Aleksandar Vucicit kurrsesi nuk duhet parë si një akt i konsistencës së ndonjë parimi ose të kuptuarit e tij të përgjegjësisë demokratike. Ma shumë ka të bëj me një lojë ose manovrim politik të vete presidentit Vucic. Ai në pozitën e liderit të partisë do të vendos njeriun më të besuar i cili do të bëje vetem atë që Aleksandar Vucic do t’i thotë.
Pra Presidenti Vuçiç me vëmendje po e ndjek opinionin publik, i cili thotë se vlerësimi i tij personal tani është më i lartë se ai i partisë së tij. Dhe prandaj po përpiqet të distancohet prej saj, duke bërë një lëvizje të re, një lëvizje të veçantë kombëtare për shtetin. Aleksandar Vuçiq nuk dëshiron që barra e rënies së popullaritetit të partisë së tij ta tërheqë atë në fundin politik”- tha ai.