Pasojat që i paralajmëroi Borrell për Kosovën, në rast se nuk plotësohen kërkesat që pati dje në Moldavi

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar tri kërkesa të qarta për të dalë nga kriza në veri. Kjo ndodhi para se Kurti të pajtohej për zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

“Zgjedhjet e reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja”- janë kërkesat.

Borrell ka thënë se mosrealizimi i tyre do të ketë pasoja të rënda.“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”- ka shkruar Borrell në Twitter.

Nuk shkoi shumë gjatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha informacionin e shumëpritur. Ai tha se pajtohet për zgjedhje të reja në komunat veriore, pasi flet me zyrtarin amerikan.

Pas një ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, Kurti ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti.

Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai