Juliana Nura, Stresi dhe Noizy ishin tre nga emrat më të përmendur në mediat rozë gjatë kohës së spektaklit Big Brother VIP Kosova.
Ndërsa, sot është raportuar për prishjen e sërishme të shoqërisë mes Noizyt dhe Stresit.
Mirëpo, duket se një nga gjërat që mund të ketë ndikuar në këtë raport është Juliana Nura, e cila kishte treguar se ishte në një njohje me reperin Noizy.
Edhe pse ky i fundit ka mohuar këtë gjë, Dukagjini ka arritur të sigurojë disa imazhe që tregojnë të kundërtën.
Sipas një fotografie shihet që Juliana ka qenë e pranishme në ditëlindjen e Noizyt, ku Nura ka pozuar së bashku me nënën e tij e teksa po ashtu në një video tjetër shihet modelja në skenë në pjesën ku lejohen vetëm stafi i diskotekës dhe ekipet e këngëtarëve.
Nuk dihet saktësisht nëse Juliana ka qenë arsyeja e prishjes mes Stresit e Noizyt, por padyshim këto imazhe tregojnë qartazi se Nura dhe reperi nga Durrësi kanë pasur një raport të afërt mes vete.