Dëgjojeni se si Rihanna ‘këndon’ dy hitet e Shpat Kasapit përmes Inteligjencës Artificiale

A e keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të dëgjoni këngëtarin tuaj të preferuar të këndojë një këngë krejtësisht të re?

Falë përparimeve në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, sfera e imitimit të zërit ka shkuar me një hap të jashtëzakonshëm përpara.

Sot ka programe të AI-s që mund të replikojnë zërat e këngëtarëve të famshëm, duke na lejuar neve të dëgjojmë idhujt tanë të këndojnë këngë tërësisht të reja madje atë edhe në gjuhën shqipe.

VIDEO 1

Kështu së paku kemi dëgjuar në dy video të cilat po shpërthejnë në rrjetet sociale ku në formë shakaje njerëzit kanë replikuar zërin e Rihanna-s për të kënduar hitet shqiptare.

VIDEO 2

Këngët që supozohet se janë krijuar me Inteligjencë Artificiale me zërin e Rihanna-s ishin dy hitet e Shpat Kasapit, ajo “Valle Kosovare” dhe “Kush të ndau prej meje”.

Videot janë shpërndarë kryesisht në Instagram. /Telegrafi