Populli i Kosovës ndër 10 popujt më të sinqertë në botë, i pari në Ballkan

Kosova është radhitur e nënta sa i përket bujarisë në gjithë botën. Charites Aid Fondation është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.

Njëra ndër pyetjet e anketës ka qenë se sa persona, jashtë familjes, kanë ndihmuar gjatë pandemisë.

Dajana Berisha, e cila është e ftuar sonte në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se sipas anketës 68% e qytetarëve kanë ndihmuar dikënd jashtë familjes gjatë kohës së pandemisë.

“Matjet kanë qenë nga 500 deri në 1,000 varësisht edhe shteteve Kosova ka një popullsi më të vogël në krahasim me Amerikën ose ndonjë shtet tjetër.