Mbrëmjen e sotme do të transmetohet “Post BBV”, ku do të rikthehen edhe një herë situatat e bujshme të ndodhura brenda shtëpisë, mirëpo tashmë me banorët që e kanë parë situatën nga jashtë.
Sipas videove dhe fjalëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, pritet që ky të jetë një post BBV i ashpër.
Debate të forta dhe përplasje pritet të ketë mes konkurrentëve, ndërsa Bledi Mane na tregoi pak nga ajo çka ka ndodhur.
Me anë të një videoje live së bashku me Ermiona Lekbellon, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak pasi të gjithë ishin kundër Luizit dhe Kiarës.
“Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtet pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe i kërkonin llogari ‘pse u martuan, ata nuk e duan njëri tjetrin’.
Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qenë ushtarët e Luizit”- tha Bledi ndër të tjera.