Kurti befason të gjithë me deklaratë për Murat Jasharin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në emisionin Interaktiv, foli për kandidaturën e refuzuar për president nga Murat Jashari. Ai në mënyrë të pabesueshme, për këtë çështje i vuri faj mediave. Tha se i bënë pritë Murat Jasharit.

 

“Shumë më keq e shumë fish, më keq pra, se sa Glauk Konjufcës ia bënë priten Murat Jasharit mediat. U thanë ato fjalë dhe ja ku jemi tash” – tha ai.

Kujtojmë se Murat Jashari intervistën për VOX Kosova kur e refuzoi Lëvizjen Vetëvendosje, e dha me vet dëshirë.