“A e jep vajzën në katund?”, përgjigjja e Duda Baljes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në një intervistë televizive pak më ndryshe nga ato të zakonshmet ku temat janë politike, tani ka folur për jetën private dhe për familjen saj.

Fillimisht, ajo tregoi lidhjen e ngushtë që e ka me vajzën e saj, për të cilën tha se po e studion fushën e Mjekësisë në Maqedoninë e Veriut.

Mes tjerash, Balje tha se shpeshherë është prekur për komentet që i ka marrë nga disa qytetarë rreth dukjes së saj.

“Është në Maqedoni, në fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Djali i madh në Austri, unë me burrin veç me djalin e vogël jemi në shtëpi”, tha ajo.

Baljen po ashtu e pyetën nëse dikush i ka thënë “se a e jep vajzën në Kuvend”.

“Nëse është e lumtur po, por pa një dëshirë të madhe”, ishte përgjigja e saj.

“Vajza (më ngjan) është me ma shumë energji, gati për me hy në rrezik. Është e njëjtë si unë. Ata kanë qenë të vogël kur kam hyrë në politik, kanë qenë pjesë e jetës teme, kam marrë me vete në Kuvend. Djali i vogël ka kaluar më keq, me mua ka qenë nën stop. Djali është politikan i vogël, i di me emër mbiemër, partitë”, tha ajo për ATV-në.

“Jam ndjerë shpeshherë si nënë e keqe për shkak të angazhimeve dhe kohës në politikë”.