Trondit kospiracionisti: Nëse Serbia s’e pranon Kosovën, e presin tërmete e katastrofa natyrore

Në emisionin Kojshi Show, këtë javë mysafir ishin teologu i njohur Mustafë Bajrami dhe konspiracionisti Arjanit Sllamniku.

Në këtë emision u diskutuar për fenë në raport me shkencën si dhe teoritë konspirative.

Konspiracionisti Arjanit Sllamniku, në këtë emision bëri një deklaratë për shumë kënd tronditëse sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

Siç është edhe e njohur tek konspiracionistet, sistemi Harp i teknologjisë Amerikane, mund edhe të shkaktojë tërmete.

Këtë e tha se konspiracionisti Sllamniku, por kësaj radhe e lidhi me dialogun, duke deklaruar se nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, do të ketë tërmete.

Për të mësuar më shumë, shikojeni minutën e 100:27 të emisionit