Bledi Mane vazhdon të ofendojë kosovarët edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Banori më i ri i shtëpisë së Big Brother është bërë gazetari, Bledi Mane Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë por ka vazhduar të flasë për kuzhinën. Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para një kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit” dhe se ende kanë mbetur tek “pleskavica dhe lakra”.

Këtë gjë i njëjti ka vazhduar ta pohojë edhe brenda shtëpisë. E habitur nga deklarata e tij ka mbetur Nita, banorja nga Kosova e cila eshte e vetmja banore per momentin qe vjen nga Kosova.

Ndryshe, Nita shpesh ka bere shaka me banoret per menyren se si flasin mirapo asnjehre nuk eshte ndjere keq nga banoret e tjere ne lidhje me kete dhe nuk kishte deklarate te tilla si kjo.