Gazetari Valon Syla ka thënë se PDK është ajo që ka ngritur popullin shqiptar të Kosovës më lart në kohën kur është dashur më së shumti.
Në emisionin Pressing në T7, Syla dhe panelistët kanë diskutuar rolin aktual të PDK-së në politikë dhe historinë e saj. Syla ka thënë se PDK ishte pasardhëse e UÇK-së, e jo direkt e LPK-së.
Është e vërtetë që krerët e PDK-së kanë qenë shefa të lëvizjeve ilegale si LPK e të tjera. Ajo që nuk e kuptojnë njerëzit është se LPK e kreu qëllimin e saj me krijimin e UÇK-së. Nëse e analizojmë një shqiptar politik të Kosovës po flas, se shqiptarët janë të mëdhenj e shtrihen gjithandej, pra me qenë jugosllav deri më 89-ën dhe më pas UCK është e kuptueshme. Dhe PDK nuk është derivat i LPK-së por i UCK-së. Këtë po them. Nëse një kohë ka pasur organizim ilegal anti-jugosllav, ka dalë një ushtri”, ka thënë ai.
Cka e karakterizon PDK-në, sipas Sylës, është ambicia e madhe për të ecur përpara me politikën e tyre. Ai përmend si shembuj ndërtimin e autostradave, në kohën kur Banka Botërore kundërshtonte, apo edhe nisjen e luftës, në kohë kur sipas tij populli ishte për lëvizje paqësore.
Cka e karakterizon PDK-në është se është një parti që nuk e përfaqëson bash bash shqiptarin e rëndomtë. Është parti që përfaqëson një vullnet. Ka qenë një parti që gjithmonë e ka ngre ambicien mbi të përgjithshëm kosovare. Nëse Rugova ka thënë hajde ta bëjmë në paqe, atëherë këta kanë thënë hajde të hyjmë në luftë. Nëse Banka Botërore ka thënë se mos bëni rrugë, ata kanë thënë eja të bëjmë autostrada. Gjithmonë e ka ngre ambicien. Nëse e kqyrim këtë aspektin tjetër, LDK ka qenë partia që ka përfaqësuar njëmend kosovarët. Tregimi i mosambicies. PDK ka qenë ajo që e ka ngrit ambicien kosovare. A ka behane PDK? Po. Sikur të gjitha partitë. A ka qenë PDK partner i mirë i këtyre partive? Jo. Ka ditë me raste që mos të jetë partner i mire dhe i ka djegur të tjerët. Por PDK ka qenë trupi më proaktiv i politikës së Kosovës.”, përfundoi ai.