“Ka edhe me keq se Kosova”, Japonia s’i ka rritur pagat që 32 vite

Sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vitin 2021, paga mesatare vjetore në Japoni ishte 39,711 dollarë, një rritje e papërfillshme nga 37,866 dollarë që ishte 30 vite më parë, pra në 1991.

Sipas këtyre të dhënave, Japonia, pjesë e G7-ës, është ekonomia e vetme ku pagat kanë qëndruar gati të njejta për 30 vitet e fundit. Do të thotë që punëtorët japonezë në 3 dekada kanë marrë vetëm 5% rritje, krahasur me një rritje prej 34% për dy ekonomitë e tjera të G7-ës, Gjermanisë e Francës.

Për këtë ngecje të pagave, ekspertët kanë përmendur një sërë arsyesh. Së pari, Japonia është përballur prej kohësh me të kundërtën e asaj që po përballet tani: çmimet e ulëta. Deflacioni në vend ka nisur në mesin e viteve 1990, për shkak se vendi ka ulur koston e importeve duke krijuar një shpërthim të aktiviteteve vendase.

“Për 20 vitet e fundit, në thelb, nuk ka pasur asnjë ndryshim në inflacionin e çmimeve të konsumit,” – ka thënëtha Müge Adalet McGowan, ekonomiste e lartë për zyrën japoneze në OECD.

Ekspertët po ashtu thonë se pagat e Japonisë kanë pësuar edhe për shkak se ajo mbetet në një tjetër metrikë: normën e saj të produktivitetit.

“Në përgjithësi, pagat dhe rritja e produktivitetit shkojnë krah për krah së bashku,”- ka thënë ekonomistja, ndërsa si çështje tjetër për pagat, është përmendur edhe popullsia e vjetër e Japonisë, sepse një forcë punëtore më e vjetër tenton të barazohet me produktivitet dhe paga më të ulëta.

Megjithatë, ekonomistja ka shtuar se deri më tani konsumatorët nuk e kanë ndjerë nevojën për paga më të larta. Por, ndërsa inflacioni ka nisë të rritet edhe në këtë vend, pritet që njerëzit të bëjnë ankesa.

Prandaj, kryeministri i vendit Fumio Kishida, e ka nxjerrë si objektiv kryesor rritjen e pagave me 3% ose më shumë në vit, si një hap për të krijuar një sistem më të formalizuar. Ndërkohë edhe grupi më i madh i punës në vend, Konfederata e Sindikatave Japoneze ose Rengo, ka kërkuar rritje pagash prej 5%.

Ashtu si pjesët e tjera të botës, inflacioni në Japoni është bërë një dhimbje koke për të gjithë. Deri në dhjetor të vitit të kaluar, çmimet e konsumit janë rritur me 4%, duke treguar nivelin më të lartë deri më tani në Japni, me njerëz që janë mësuar që çmimet të bien vazhdimisht.