Vali Corleone zbulon gjininë e foshnjës, ja surpriza e madhe për çiftin…(VIDEO)

Vali Corleone ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij private, teksa ai dhe partnerja e tij Anita janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vali shihet duke shkruar në një tabelë detajin që lidhet me gjininë e foshnjës. Postimi shoqërohet me mbishkrimin se çifti po bëhet gati të mirëpresë një vajzë.

Lajmi vjen pak kohë pasi Vali dhe Anita bënë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Vali kishte treguar më herët edhe emrat që kishte menduar për fëmijën, duke thënë se nëse do të ishte djalë do ta quante “Gladiator Corleone”, ndërsa për vajzën kishte zgjedhur “Gladiatora Corleone”.

Tashmë, nga publikimi i fundit duket se çifti po përgatitet për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.