Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për televizionin pubulik TRT në gjuhën angleze, duke treguar qëndrimet e tij për çështjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë.
Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse servimi i kafes pa filxhan. Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur. “E kam thënë më herë këtë të kërkosh Asociacion pa e njohur pavarësinë e Kosovës është sikur të kërkosh kafe pa filxhan. Nuk muj të sjelli kafe pa filxhan.” – theksoi Kurti.
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fer”. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për TRT World, pyetur në lidhje me deklaratën e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, se Asociacioni “duhet të bëhet” dhe se ajo nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë.