Kur Anlgezi e denoncon krimin, dënimi është i pashmangshëm

Anglezi Jonathan Harrison, veteran i vërtetë i luftës në Kroaci dhe në Kosovë, kishte paraljamëruar publikisht para afër gjysmë viti:

“Milaim Zeka vidhte para nga luftëtarët, ai është një mashtrues dhe një copë mut (piece of shit)” – Jonathan Harrison

Derisa Milaim Zeka i denonconte publikisht ish-krerët e UÇK-së se kanë vjedhur edhe nga varrezat në Prekaz, gjykata e paska dënuar për shkak se e ka mashtruar shtetin duke i shkaktuar dëm prej 81 000 eurove të cilat po u dashka t’ia paguaj Administratës Tatimore të Kosovës. Kjo sa i përket vjedhjes që ia ka bërë shtetit dhe popullit të Kosovës pas luftës. Ndërkaq, për shumat që ia u ka vjedhur gjatë luftës ushtarëve dhe dëmet që ia ka shkaktuar luftës për liri, përsëri duhet të pyetet Jonathan Harrison, sepse ai e din më së miri.